Ndër vite ata kanë qenë më të mirët, në krye, duke thyer rekorde të shumta.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë bërë padyshim futbollin më të bukur në dekadën e fundit dhe tani, në këtë kohë karantine, për shkak të COVID-19, të gjithë sportdashësve po u mungojnë magjitë e tyre.
Ata kanë shënuar secila nga 700 gola në karrierë, ama ka prej atyre që janë më të veçantë, më të mirë, të cilët ua sjellim më poshtë në këto ditë karantine kur është paralizuar e gjithë bota për shkak të koronavirusit, raporton Gazeta Express.