Mancini: Shtyrja e Evropianit i konvenon Italisë, mund ta fitojmë trofeun - Gazeta Express
string(71) "mancini-shtyrja-e-evropianit-i-konvenon-italise-mund-ta-fitojme-trofeun"

Gazeta Express

11/04/2020 23:13

Mancini: Shtyrja e Evropianit i konvenon Italisë, mund ta fitojmë trofeun

Gazeta Express

11/04/2020 23:13

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini, beson se shtyrja e Kampionatit Evropian për verën e ardhshme i konvenon skuadrës së tij, përderisa ka shtuar se beson që ekipi i tij mund ta fitojë këtë trofe.

Gian Piero Ventura i dha fund periudhës së tij si trajner i Italisë me dështimin për t’u kualifikuan në Kupën e Botës Rusia 2018. Pas këtij dështimi, Roberto Mancinit iu dha detyra për ta kthyer Italinë në majat e futbollit ndërkombëtar, transmeton Gazeta Express.

Azurët i fituan të gjitha dhjetë ndeshjet kualifikuese në grupin e vet për Kampionatin Evropian, ku tani u ka rënë shorti të përballen me Turqinë, Uellsin dhe Zvicrën.

Ky turne pritej të zhvillohej në qershor të këtij viti, mirëpo UEFA ka vendosur që ta shtyjë Kampionatin për verën e vitit 2021, në mënyrë që t’u japë kohë ligave t’i mbyllin kampionatet këtë sezon, shkaku i pandemisë së koronavirusit.

“Është zhgënjyese që nuk po e zhvillojmë Kampionatin Evropian, por në të njëjtën kohë unë mendoj se kjo mund të jetë një epërsi e vogël për Italinë sepse ne e kemi një skuadër të re dhe tani e kemi një vit shtesë përvojë, që mund t’u shërbejë për të mirë disa prej djemve”, ka thënë Mancini për Rai1.

“Mendoj se do të jemi në mesin e skuadrave që kanë mundësi ta fitojnë trofeun. Unë nuk u vendos shumë rregulla lojtarëve të mi, pasi që nuk është e drejtë t’ua fus në kafaz personalitetet e tyre”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement