Kante vazhdon të jetë objektivi i Los Blancos
Sipas mediave në Angli, Chelsea ka nevojë të shesë lojtarë gjatë verës dhe N’Golo Kante është një ndër më të mirët në botë, nga i cili do të përfitonin shumë para.
Besohet se Blutë e Londrës do të dëgjonin një ofertë për 90 milionë euro, shifër që mund ta paguajë Reali.
Kane është dëshira e Zidanit që një kohë të gjatë, pasi nuk ka një tjetër lojtar në skuadër si Casemiro dhe për këtë do të tentojë gjatë verës ta transferojë në Bernabeu.
Nga ana tjetër, Kane është 29 vjecar dhe s’do t’i thoshte jo në asnjë mënyrë një oferte nga Reali, madje sipas mediave në Angli, do të bënte presion te Chelsea që ta lejojë të shkojë në Madrid.
Ai shihet si një ndër mesfushorët më të mirë defensivë në botë. /Gazeta Express/