Manchester United është dashur të punojë për t kthyer Cristiano Ronaldon në lojtar ekipor, thotë Mike Phelan.
Phelan, që tani është krahu i djathtë i Ole Gunnar Solskjaer, thotë se portugezi u detyrua të bëjë gjëra “që nuk donte t’i bëjë” në rrugën për t’u shndërrua në yll.
“Ronaldo u dallua. Ai kërkonte më shumë këshilla (nga stafi i Man United), ai i sfidonte të gjithë. U munduam ta bëjmë atë lojtar ekipor, në fund ai e kuptoi”, tha Mike.
“Ka pasur gjëra që bënim në stërvitje të cilat ai nuk donte që t’i bëjë. Nuk them se që kam krijuar Cristiano Ronaldon. Shumë njerëz kanë pasur ndikim te ai. Por, më së shumti vetvetja – ka qenë punëtor”.
Ronaldo shënoi 118 gola në 292 paraqitje për United, fitoi tre trofe të Premier League dhe një herë Champions Leaguen, derisa Topin e Artë, të parin prej pesë të tjerëve në karrierë, e siguroi me “Djajtë e Kuq” në vitin 2008. /Gazeta Express/