“Nëse Reali ia jep shansin, Odegaard s’do të largohet kurrë nga 11-shja” - Gazeta Express
string(68) "nese-reali-ia-jep-shansin-odegaard-sdo-te-largohet-kurre-nga-11-shja"

Gazeta Express

10/04/2020 18:06

“Nëse Reali ia jep shansin, Odegaard s’do të largohet kurrë nga 11-shja”

Gazeta Express

10/04/2020 18:06

Edegaard ka kualitete për të luajtur te Real Madridi.

Ish trajneri i Martin Odegaard te Vitesse në Holandë, Leonid Slutski, nuk ka asnjë dyshim se talenti i Los Blancos do të arrijë nivele të larta në futboll.

Ai është i bindur se nëse Reali ia jep shansin, Odegaard do të tregojë veten.

“Jam i sigurt se Odegaard po bëhet gati për të luajtur në Real Madrid”, tha Slutski.

“Tani, ndryshe nga sezoni 2018/19, Odegaard është futbollist tjetër. Është i gatshëm të luftojë për një vend në çdo ekip të mundshëm në botë. Nëse Madridi ia jep shansin, Martin do të përfundojë duke luajtur”.

Odegaard është i huazuar te Real Sociedad ku po zhvillon një sezon shumë pozitiv. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement