FFK njofton nga sa para do t’i përfitojnë klubet, futbollistët... nga pako e ndihmës! - Gazeta Express
string(79) "ffk-njofton-nga-sa-para-do-ti-perfitojne-klubet-futbollistet-nga-pako-e-ndihmes"

Gazeta Express

10/04/2020 16:12

FFK njofton nga sa para do t’i përfitojnë klubet, futbollistët… nga pako e ndihmës!

Gazeta Express

10/04/2020 16:12

Federata e Futbollit e Kosovës që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë Covid-19 në vendin tonë është zotuar se do të jetë përkrah klubeve për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë.

Qysh në fillim të pandemisë FFK u ka dalë në ndihmë të gjitha klubeve duke ua shpërndarë nga një shumë solide,  si dhe i ka bërë të gjitha parapërgatitjeve për kampe karantine në rast nevoje për të gjithë pjesëtarët e FFK-së.

Ndërkohë, sot, FFK ka vendosur që nga mjetet e saja vetanake të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse, ben te ditur Federata e Futbollit.

Në bazë të kësaj pakoje të FFK-së mjetet financiare do të ndahen kësisoj:

-Të gjitha klubet duhet t’i dërgojnë listat e përfituesve (në bazë të listës së licencuar në FFK)

-Klubet e Ipko Superligës do të ndihmohen nga 35 persona me shumën prej 350 euro për person.

-Klubet e Ligës së Parë do të ndihmohen nga 30 persona me shumën prej 200 euro për person.

-Klubet e Ligës së Dytë do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 150 euro për person.

-Klubet e Ligës së Tretë do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.

-Liga e Femrave senioret do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 200 euro për person.

-Liga e Femrave U16, do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.

-Klubet e Futsallit do të ndihmohen nga 15 persona me shumën prej 100 euro për person.

-Gjytarët e ndeshjeve, gjithsej 193 persona do të ndihmohen me nga 200 euro.

-Gjyqtarët e kategorisë së re, gjithsej 180  persona do të ndihmohen me nga 50 euro.

-Delegatët e ndeshjeve dhe kontrollët e referimit do të ndihmohen me nga 100 euro.

Ndërkohë, FFK do t’i ndihmojë edhe shkollat e futbollit por pakoja për to do të shpërndahet pasi Lidhjet Rajonale t’i përgatisin dokumentet e nevojshme.

FFK ben te ditur se ky projekt asistence është bërë nga fondet vetanake të FFK-së, “derisa do të realizohet edhe një kredi tek banka jonë partnere”.

“Projekti është bërë në atë mënyrë që si destinacion ta ketë përfituesin e fundit, pra pagesa do të bëhet për secilin person në llogarinë e tij personale”.

“FFK do të jetë gjithmonë afër komunitetit të futbollit me mundësitë e saja, sidomos në këtë momente të vështira si pasojë e Coronavirusit, por duhet kuptuar të gjithë se kjo është vetëm një ndihmë emergjente, e cila do t’ua lehtësojë sadopak të gjithë të përfshirëve në futboll këtë periudhë të vështirë në të cilën po e kalojmë si vend dhe si shoqëri”, shkruhet mes tjerash ne njoftimin e FFK-se.

Advertisement
Advertisement
Advertisement