Sulmuesi belg dhe ai argjentinas e kanë për objektiv ta thyejnë rekordin e dyshes së frikshme të dikurshme të Interit, Vieri – Recoba
Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez kanë shkëlqyer tek Interi këtë sezon deri tash, shkruan Gazeta Express.
Të dy së bashku i kanë shënuar 39 gola nga 74 në total të realizuar nga “Nerazzurri” këtë edicion.
Dhe, objektiv i dy sulmuesve Zikaltër është ta thyejnë një rekord.
Në sezonin 2002-2003, Christian Vieri dhe Alvaro Recoba i kishin shënuar 59 gola së bashku – 31 sulmuesi italian dhe 28 ai uruguaian.
Interi i ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon dhe kanë mbetur edhe 13 lojë në dispozicion të dy sulmuesve të Interit për ta thyer rekordin.
Atyre iu nevojiten edhe 20 gola për t’i barazuar Vierin e Recoban. /Gazeta Express/