Roma s’ka para për Mkhitaryanin, por e do sërish në formë huazimi - Gazeta Express
string(63) "roma-ska-para-per-mkhitaryanin-por-e-do-serish-ne-forme-huazimi"

Roma s’ka para për Mkhitaryanin, por e do sërish në formë huazimi

Gazeta Express

09/04/2020 22:02

Roma nuk është në gjendje të paguajë 25 milionë euro që kërkon Arsenali për Henrikh Mkhitaryan.

Kështu, sipas mediave në Itali, Roma do të kërkojë ta huazojë atë edhe për një sezon, deri në vitin 2021.

Lexo Edhe:

31 vjecari u transferua në formë huazimi te Roma vitin e kaluar për 3 milionë euro dhe ka bërë 17 paraqitje në Serie A dhe Europa League, ka kontribuar me gjashtë gola dhe katër asiste.

Roma nuk ka para për ta blerë kartonin e ishit të Borussia Dortmundit, por do të tentojë ta bindë Arsenalin që me të njëjtin çmim, 3 milionë euro, ta huazojë edhe për sezonin 2020/21.

Lajmin e ka dhënë Calciomercato.com, që raporton se tashmë ka nisur punën agjenti, Mino Raiola. Sido që të jetë, nuk do të jetë e lehtë, pasi Mkhit i skadon kontrata me Arsenalin në vitin 2021. /Gazeta Express/