PSG e ‘shtrydh’ Mbappen - Gazeta Express
string(21) "psg-e-shtrydh-mbappen"

PSG e ‘shtrydh’ Mbappen

Gazeta Express

09/04/2020 17:00

Mbappe gjithnjë e më parg PSG-së.

Raportohet se Parisi po negocion me ata që përfitojnë shumë (Thiago Silva, Neymar dhe Mbappé) për të ulur pagat e tyre dhe në këtë mënyrë të lehtësojnë krizën serioze ekonomike që vjen si pasojë e virusit vdekjeprurës, COVID-19.

Lexo Edhe:

Nuk është çfarëdo shkurtimi page, derisa Real Madridi do të ulë pagat vetëm 10% ose 20% (në varësi të faktit nëse luajnë futbollistët përsëri apo jo), PSG dëshiron të ulë të paktën 50% të pagës të Mbappé dhe shokëve të tij.

Sipas Le Parisien, të informuar mirë për situatën në PSG, negociatat po ecin në atë drejtim dhe pagat e futbollistëve tashmë janë ngrirë.

Nëse ky plan përmbushet, paga e Mbappés do të shkojë nga 20.8 milionë në 10,4 milionë.

Kjo vetëm sa do të prishte situatën për të rinovuar kontratën.

PSG vlerëson humbje prej më shumë se 300 milion euro për shkak të koronavirusit, presidenti i saj Al-Khelaifi ishte një nga të parët që dha dritën e gjelbër në Ligue1 në shkurtimin e pagave.

Nga Kjo situatë mund të përfitojë Real Madridi.

Mediat raportojnë se Los Blancos do të shkojnë për francezin në vitin 2021.

Ai refuzon të rinovojë kontratën dhe nuk po kalon aspak mirë me trajnerin Thomas Tuchel. /Gazeta Express/