“Los Colchoneros” synojnë ta angazhojnë gjatë verës që vjen sulmuesin uruguaian, i cili do të jetë lojtar i lirë
Atletico Madridi nuk ka hequr dorë ende nga ylli i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, shkruan Gazeta Express.
Klubi spanjoll kishte dështuar ta transferonte sulmuesin uruguaian gjatë janarit.
33 vjeçari është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me kampionin aktual francez.
Prandaj, “Los Colchoneros” synojnë ta marrin atë si lojtar të lirë në muajin korrik, shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”.
“El Matador” pëlqehet tej mase nga trajneri Diego Simeone.
Cavani shihet si pasardhës ideal i Diego Costas, i cili pritet të largohet nga Madridi me të përfunduar ky sezon. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...