string(48) "rudina-dembacaj-tregon-si-i-propozoi-mark-frroku"

Gazeta Express

06/04/2020 12:16

Rudina Dembacaj tregon si i propozoi Mark Frroku

Gazeta Express

06/04/2020 12:16


Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në çiftin më të komentuar në media dhe çdo ditë aktorja na zbulon më shumë për lidhjen e tyre falë pyetjeve në Instagram.

Ditën e sotme Rudina ka treguar se Marku i ka propozuar shumë natyrshëm dhe ishte i pari që i shprehu ndjenjat. 

“Ndodhi shumë natyrshëm në fakt! Marku u shpreh i pari”, u përgjigj Rudina.

Ndërkohë pak kohë më parë e ftuar tek “E diell”, Rudina tregoi edhe si kuptoi që kishte rënë në dashuri. 

“Më përpara kuptova që kisha rënë unë brenda me të. Nuk e kuptova nga Marku që edhe ai më donte. E kuptova që kisha rënë brenda se fillova të emocionohesha tepër nga ky person. Takimin me Markun nuk e harroja kurrë”, u shpreh Rudina.