Propozimi i çuditshëm i Argjentinës: Të rikthehet futbolli, por pa kornerë dhe pa gjuajtje të lira - Gazeta Express
string(96) "propozimi-i-cuditshem-i-argjentines-te-rikthehet-futbolli-por-pa-kornere-dhe-pa-gjuajtje-te-lira"

Propozimi i çuditshëm i Argjentinës: Të rikthehet futbolli, por pa kornerë dhe pa gjuajtje të lira

Gazeta Express

06/04/2020 9:21

Futbolli është pezulluar nëpër gjithë botën për shkak të pandemisë koronavirus dhe askush nuk është tamam i sigurt se kur dhe si do të rikthehet ai. Megjithatë, në Argjentinë e kanë një ide sesi, edhe pse goxha të çuditshme.

Në Argjentinë është duke u planifikuar që sezoni i futbollit të rinisë pa praninë e tifozëve në stadiume kur të jetë e sigurt për ta bërë një gjë të tillë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo sipas një transmetuesi në këtë vend, i cili po ashtu çuditërisht sugjeroi që futbollit të luhet pa rivënie këndore dhe pa goditje të lira, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i shumë futbollistëve në të njëjtën zonë të fushës.

Kjo u raportua nga Cronica TV dhe madje as prezantuesja e lajmeve nuk mundi të besonte se çfarë po lexonte.

“Si mund ta bësh këtë?” pyeti një ekspert futbolli. /Gazeta Express/