Wernerit i kërkohet të refuzojë Liverpoolin për Bayernin - Gazeta Express
string(56) "wernerit-i-kerkohet-te-refuzoje-liverpoolin-per-bayernin"

Gazeta Express

05/04/2020 21:14

Wernerit i kërkohet të refuzojë Liverpoolin për Bayernin

Gazeta Express

05/04/2020 21:14

Berbatov mendon se më e mira për Werder, do të ishte qëndrimi në Bundesliga

Legjenda e Manchester United, Dimitar Berbatov, ka kërkuar nga Timo Werner, që të refuzojë Liverpoolin për Bayern Munich.

Sipas tij, Bundesliga është liga e duhur për të.

“Është raportuar për interesimin e Bayern Munich për Timo Werner, dhe ai tashmë e njeh Bundesligan, Munich është mesin e ekipeve të mëdha si Real Madrid, Manchester United, Barcelona, Manchester City, Juventus etj”, tha Berbatov.

“Duket se transferimi në Bayern ka më shumë sens, ai e njeh Ligën, ata e njohin atë atje”.

“Nuk mendoj se nëse Liverpooli nuk e transferon atë, do të humbasë, sepse ata tashmë kanë treshe fantastike, janë shumë të mirë. Nuk shoh shumë lojtar në nivelin e tyre aktualisht”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement