Pezullohet rikthimi i Premierligës për shkak të koronavirusit - Gazeta Express
string(61) "pezullohet-rikthimi-i-premierliges-per-shkak-te-koronavirusit"

Gazeta Express

03/04/2020 17:26

Pezullohet rikthimi i Premierligës për shkak të koronavirusit

Gazeta Express

03/04/2020 17:26

Ishte parashikuar që Premierliga të rinisë me 30 prill, por është pezulluar tashmë për një datë të pacaktuar.

Tashmë është konfirmuar.

Lexo Edhe:

Premierliga, ashtu si Serie A, Ligue 1 apo edhe La Liga, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Të gjitha 20 klubet e Premierligës u takuan përmes një video-konference gjatë ditës së sotme me synimin për ta shtyrë kthimin e kampionatit për një datë të mëvonshme, pasi aktualisht sezoni ishte suspenduar deri më 30 prill.

Sido që të jetë, duke parë situatën për shkak të COVID-19, edhe Premierliga ka vendosur që të shtyjë garën deri në një datë të pacaktuar.

Italia ka sugjeruar se Serie A do të mundë të kthehet në fund të majit, mirëpo kjo është vlerësuar si më optimiste sesa që duhet nga autoritetet qeveritare dhe ekspertet e epidemiologjisë.

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e shkroi një letër të përbashkët me Shoqatën e Klubeve Evropiane dhe Ligat Evropiane, duke u kërkuar Federatave anëtare që të mos nguten të vendosin për fatin e sezoneve aktuale, duke i anuluar ato siç ka ndodhur në Belgjikë.

Federatave u është thënë se anulimi i parakohshëm i kampionateve vendore pa konsultim me UEFA-n do të çojë drejt dorëzimit të vendeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Shtyrja e datës së kthimit të Premierligës do t’ua japë mundësinë klubeve angleze t’i ofrojnë stadiumet e tyre dhe stafin mjekësor për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor, duke e ditur se ata janë në nevojë urgjente për ndihma të tilla. /Gazeta Express/