Pesë pacientë kanë lënë ambientet e spitalit ‘Covid1’ në Tiranë, pasi janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e sjell Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shton se tashmë shkon në 76 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri.
“5 pacientë kanë lënë sot spitalin #Infektiv
Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të
këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në
luftë me #COVID19❗
Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga #COVID19”-njofton Ministrja e Shëndetësisë./Express