Arrestohen dy persona në Pejë, pasi falsifikuan një vërtetim për lëvizje të lirë - Gazeta Express
string(79) "arrestohen-dy-persona-pasi-falsifikuan-nje-vertetim-per-levizje-te-lire-ne-peje"

Arrestohen dy persona në Pejë, pasi falsifikuan një vërtetim për lëvizje të lirë

Gazeta Express

02/04/2020 14:32

Njësitë patrulluese nga stacioni policor Pejë në rr. “Bekim Berisha – Abeja”, në Pejë, gjatë kontrollimeve në një pikë të kontrollit kanë ndaluar të dyshuarin B.O. (1964), i cili zyrtarëve policorë i ka prezantuar një vërtetim të një kompanie private, sipas të cilit të dyshuarit i garantohej lëvizja e lirë në çdo kohë.

Policia me dyshimin se ky vërtetim është valid, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor-Pejë për intervistim dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo Edhe:

Njësiti i hetimeve, konkretisht hetuesi i këtij rasti, gjatë hetimit ka gjetur se i dyshuari B.O. (1964) së bashku me të dyshuarin V.U. (1981) në marrëveshje në mes vete kanë bërë një vërtetim jovalid për lëvizje të lirë, me çka edhe dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari parë dyshohet se ka kryer veprat penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore
gjatë epidemisë” dhe ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’, kurse i dyshuari dytë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’.