Barça e vendos çmimin për Rakiticin - Gazeta Express
string(35) "barca-e-vendos-cmimin-per-rakiticin"

Gazeta Express

02/04/2020 15:20

Barça e vendos çmimin për Rakiticin

Gazeta Express

02/04/2020 15:20

Gjiganti katalunas shpreson të fitojë sadopak para nga shitja e mesfushorit kroat, për t’i investuar ato në lojtarë të tjerë gjatë verës që vjen

Barcelona është e gatshme ta shesë Ivan Rakiticin gjatë verës që vjen.

Lexo Edhe:

Gjiganti katalunas shpreson ta shesë mesfushorin kroat për 20 milionë euro, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Nënkampioni i botës me Kroacinë ka kontratë me klubin nga Camp Nou deri në qershor të vitit 2021.

Por, gjiganti katalunas është i vendosur ta shesë atë gjatë verës që vjen, për të mos e humbur pa para pas një viti.

Ish-futbollisti i Sevillës kërkohet nga klubet italiane, por Barça mund ta përdorë atë edhe si pjesë e marrëveshjes për rikthimin e Neymarin.

Rakitic nuk ka luajtur rregullisht këtë sezon me kampionin aktual spanjoll dhe është i vendosur të transferohet në një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi. /Gazeta Express/