Tani nuk po përgatisin ushqim për studentët.
Këta janë 15 punëtorët e ndërrimit të paradites nga 30 që janë të punësuar gjithsej në menzë.
Ata po mundohen ta japin maksimumin e tyre që të karantinuarve tua dërgojnë ushqimin e freskët, përkundër frikës e lodhjes së madhe, raporton emisioni #gjesi në T7.
Pasuli, mishi, gullashi, orizi e pastat janë disa nga ushqimet që iu servohen atyre.
Kjo menzë e cila tani është duke përgatitur 1500 shujta në ditë, ka kapacitet edhe për 6500 të tjera.
Sipas drejtorit të menzës, Fahri Osmani, higjiena është në nivel. E me këtë rast ai tregoi po ashtu se si është bërë përzgjedhja e stafit në këtë kohë pandemie.
Personat që e bëjnë shpërndarjen e ushqimit nëpër konvikte, sipas drejtorit, janë vullnetarë, studentë të fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës./GazetaExpress/