Fjalimi i çuditshëm i legjendës së Unitedit, që i kishte habitur Messin e Ronaldon - Gazeta Express
string(81) "fjalimi-i-cuditshem-i-legjendes-se-unitedit-qe-i-kishte-habitur-messin-e-ronaldon"

Gazeta Express

01/04/2020 13:54

Fjalimi i çuditshëm i legjendës së Unitedit, që i kishte habitur Messin e Ronaldon

Gazeta Express

01/04/2020 13:54

Për shkak të vendosjes në karantinë dhe mungesës së aktiviteteve sportive, tifozët e futbollit e kanë kujtuar fjalimin e cuditshëm të legjendës së Manchester Unitedit, Eric Cantonas, që i kishte lënë të habitur Lionel Messin e Cristiano Ronaldo.

Legjenda e Manchester Unitedit u shpërblye me çmimin presidencial të UEFA-s në gusht të vitet 2019, gjatë shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Atij iu dha çmimi nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, transmeton Gazeta Express.

Çmimi iu dha francezit për karrierën mbresëlënëse në futboll dhe përkushtimit të tij në shoqata bamirëse pas pensionimit nga karriera si futbollist profesionist.

Megjithatë, fjalimi i tij i la shumë persona të habitur – përfshirë këtu Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Ai foli për Zotin, para se të hynte në detaje për krimet dhe luftërat.

“Siç janë mizat për djemtë e papërmbajtshëm, ashtu jemi ne për perënditë; ata na vrasin si të ishte sport për ta”, tha Cantona duke iu referuar veprës së Ëilliam Shakespeare, “Mbreti Lear”.

“Së shpejti shkenca do të jetë në gjendje të na i dëshmojë jo vetëm plakjen e qelizave, por së shpejti shkenca do të jetë në gjendje t’i përmirësojë qelizat tona në atë gjendje sa ne të bëhemi të pavdekshëm”.

“Vetëm aksidentet, krimet e luftërat do të jenë në gjendje të na vrasin. Mirëpo, fatkeqësisht, krimet e luftërat do të shumëfishohen. E dashuroj futbollin. Faleminderit”. /Gazeta Express/