“100” kënga e re e Ledrit e xhiruar në New York - Gazeta Express
string(45) "100-kenga-e-re-e-ledrit-e-xhiruar-ne-new-york"

“100” kënga e re e Ledrit e xhiruar në New York

Gazeta Express

31/03/2020 20:16

Përderisa shumica e artistëve kanë bërë që ata të jenë të izoluar për ditët e pandemisë, Ledri Vula ka paralajmëruar këngën e radhës

Ledri ka qenë shumë aktiv në vitin 2020 dhe ka publikuar një album dhe dy videoklipe.

Lexo Edhe:

Kënga e fundit e publikuar ishte “Alien” të cilën ai e publikoi javën e kaluar por që kënga për çudi nuk ka më shumë se 610 mijë klikime, gjë që rrallë ndodh me këngët e Ledrit.

Albumi i tij 10/10 doli në treg më 13 mars dhe u promovua me të njëjtën këngë “10/10” një këngë që ka më shumë se 1.8 milion klikime.

Para kësaj kënge Ledri kishte lansuar më 22 shkurt edhe këngën “Prej Inati” këngë që ka më shumë se 3.8 milionë klikime, kurse e kishte lansuar këngën “Piano Rap”.

Kënga e re pritet që të jetë një bashkëpunim i reperit me Singullarin dhe Lyrical Son. Sipas reperit kënga është xhiruar në New York para se të shpërthej pandemia e koronavirusit.

“2 prill del ?!! Ekena xhiru ne NEWYORK kur jena kon per koncert me Pintat !! i sëear e maj 100 me kta djem se jena rrit bashk tu e rep ket sh*t !!”, ka shkruar ai poshtë një fotografie që e ka postuar bashkë me lajmërim. /GazetaExpress/