Dybala tregon vështirësitë nëpër të cilat kaloi për shkak të koronavirusit - Gazeta Express
string(74) "dybala-tregon-veshtiresite-neper-te-cilat-kaloi-per-shkak-te-koronavirusit"

Gazeta Express

27/03/2020 17:53

Dybala tregon vështirësitë nëpër të cilat kaloi për shkak të koronavirusit

Gazeta Express

27/03/2020 17:53

Dybala ka rrëfyer vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar pasi doli pozitiv me koronavirus

Paulo Dybala rezultoi pozitiv në testin për Koronavirusin disa ditë më parë dhe po e kalon periudhën e detyrueshme të karantinës në shtëpinë e tij bashkë me partneren Oriana.

Edhe pse i izoluar, sulmuesi argjentinas vazhdon të mbajë kontakte me tifozët pwrmes rrjeteve sociale, ku ka treguar ditwt e tij me koronavirus.

“Pas disa simptomave të forta, që kam pasur para disa ditësh, tani jam mirë. Mund të lëviz dhe gjithashtu po mundohem të bëj disa ushtrime”, u shpreh argjentinasi përmes Skype në një lidhje të drejtpërdrejtë me “#ACasaConLaJuve”.

“Kur përpiqesha të bëja diçka, më kisha vështirësi në frymëmarrje dhe pas 5 minutash ndihesha i lodhur, muskujt me dhembnin më duhej të ndaloja”.

Italia është vendi më i prekur nga virusi COVID-19.

Mbi 80 mijë qytetarë janë infektuar me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht mbi 9 mijë kanë vdekur. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement