“Nerazzurri” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi me përvojë pasi pritet të ndahen me Diego Godinin
Interi është në kërkim të një qendërmbrojtësi stabil dhe me përvojë për sezonin e ardhshëm.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Nerazzurri” ia kanë vënë syrin futbollistit të Tottenhamit, Jan Vertonghen, përcjell “Gazeta Express”.
Qendërmbrojtësi belg gjatë verës do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me “Spurs”.
Prandaj, Interi po mundohet qysh tash të bëjë para-kontratë me futbollistin me përvojë.
Zikaltrit e duan Vertonghenin në vend të Diego Godinit, i cili pritet të largohet nga Italia me të përfunduar sezoni aktual. /Gazeta Express/