Alaba drejt largimit nga Bayerni - Gazeta Express
string(32) "alaba-drejt-largimit-nga-bayerni"

Gazeta Express

27/03/2020 16:20

Alaba drejt largimit nga Bayerni

Gazeta Express

27/03/2020 16:20

Mbrojtësi i majtë austriak nuk e ka pranuar ofertën e parë të gjgantit bavarez për vazhdimin e kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2021

David Alaba po planifikon të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen.

Për këtë është i bindur mediumi “Sky Sport” në Gjermani, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi nga Bundesliga dëshiron ta “blindojë” mbrojtësin e majtë me një kontratë të re.

Mirëpo, oferta e kampionit aktual gjerman nuk ishte bindëse për përfaqësuesin austriak.

Duke e pasur parasysh që Alaba ka kontratë deri në vitin 2021, Bayerni mund ta shesë atë gjatë kësaj vere, për të mos e humbur pa para pas një viti.

Mbrojtësi i majtë, i cili mund të luajë edhe si mesfushor, pëlqehet nga Reali e Barça në Spanjë, por edhe nga klubet e Premierligës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement