Sulmuesi kilian nuk e ka bindur trajnerin Antonio Conte për ta mbajtur në ekipin Zikaltër, prandaj pritet të rikthehet në Manchester United
Alexis Sanchez nuk do ta vazhdojë eksperiencën në Inter, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi kilian nuk i ka bindur mjaftueshëm Zikaltrit për ta mbajtur më gjatë në Itali.
Me këtë rast, ish-futbollisti i Udineses dhe Barcelonës do të rikthehet në Manchester United gjatë verës që vjen.
Trajneri Antonio Conte nuk ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e përfaqësuesit kilian.
Ai i ka zhvilluar vetëm ndeshje këtë sezon me “Nerazzurri”.
Sanchez e pësoi një lëndim qysh në fillim të eksperiencës tek Interi dhe më pas nuk arriti assesi ta merrte veten. /Gazeta Express/