Guardiola e do Bonuccin në Man City - Gazeta Express
string(35) "guardiola-e-do-bonuccin-ne-man-city"

Gazeta Express

27/03/2020 15:00

Guardiola e do Bonuccin në Man City

Gazeta Express

27/03/2020 15:00

Trajneri spanjoll e pëlqen qendërmbrojtësin e Juventusit, i cili e kishte kaluar një sezon tek Milani

Pep Guardiola është admirues i madh i Leonardo Bonuccit, shkruan Gazeta Express.

Për këtë, trajneri spanjoll do ta mirëpriste qendërmbrojtësin italian në Manchester City.

Për këtë është i bindur portali italian “Calciomercato”.

“Citizens” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, kampioni aktual anglez fillimisht duhet ta bind Juventusin që t’ia shesë përfaqësuesin italian.

Bonucci është ikonë e Juves dhe vështirë se mund të largohet nga “Allianz Stadium” në vitet e fundit të karrierës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement