Për shkak të mjegullës ulet dukshmëria prej 50 deri 100 metra në Kodrën e Diellit - Gazeta Express
string(81) "per-shkak-te-mjegulles-ulet-dukshmeria-prej-50-deri-100-metra-ne-kodren-e-diellit"

Për shkak të mjegullës ulet dukshmëria prej 50 deri 100 metra në Kodrën e Diellit

Gazeta Express

26/03/2020 20:56

Nga LAMM njoftojnë se për shkak të mjegullës, prej 50 deri 100 metra është ulur dukshmëria në Kodrën e Diellit, në Gjavato dhe Pletvar.

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa nëpër korsi të lagështa ndërsa reshje të borës ka në Gjavato, Pletvar dhe Strazhë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo Edhe:

Për shtetasit e Maqedonisë janë të mbyllura të gjithë vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Kufijtë janë të mbyllur edhe për shtetasit e huaj, udhëtarët dhe automjetet, përveç kamionëve në transit, për përfaqësuesit e korit diplomatik dhe për ata që marrin leje nga MPB.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.