Vendimi i Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së të japë dritë të gjelbërt për fillim të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që sot duhet ta konfirmojnë edhe liderët e BE-së, u tregua si “gëzimi i katërt” për të dy vendet, vlerëson portali “Juropian Uestern Ballkan” (EUB), përcjell GazetaExpress.
Prejse ishte nënshkruar Marrëveshja e Prespës në qershor të vitit 2018, ekzistonin pritje se të paktën Maqedonia e Veriut do të marrë vendim pozitiv për fillim të negociatave për anëtarësim me BE-në në mbledhjen e Këshillit Evropian që u mbajt disa javë më vonë. Por, vendimi ishte anuluar për në qershor të vitit 2019, ndërsa pastaj edhe për në tetor të vitit 2019, kur sërish nuk u soll vendim, por ishte propozuar përpunimi i metodologjisë së re për negociata dhe ishte vendosur të priten raportet e azhuruara të Eurokomisionit për të dy vendet. Përfundimisht, në përpjekjen e katërt Këshilli dha dritë të gjelbërt për negociata, citon EUB.
Profesori i historisë dhe politikës në Evropën Juglindore i Universitetit në Grac, Florijan Biber në deklaratë për portalin vlerëson se vendimi i tillë paraqet sinjal shumë pozitiv jo vetëm për këto dy shtete.
“Së pari ajo dërgon porosi se procesi i zgjerimit vazhdon edhe krahas problemeve, madje edhe në vendet skeptike ka mjaft mbështetje për vazhdim të këtij procesi. Madje edhe vendet si Franca dhe Holanda u pajtuan në këtë proces. E dyta, ajo i potencon meritat, sepse edhe të dy shtetet zbatuan reforma të rënda viteve të fundit. Në atë mënyrë është shpëtuar kredibiliteti i procesit”, potencon Biber, i cili është edhe koordinues për Ballkanin në grupin Këshilldhënës për politikën evropiane (BeEPAG).
Sipas tij, vendimi i tillë paraqet përfitim edhe për të dy vendet kandidate – Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat kryesojnë në procesin negociues, sepse tani fitojnë konkurencë më të madhe, që do të duhej ta rrisë presionin ndaj tyre për të dhënë rezultate.
Sipas Biber, vlerësimi i tillë konfirmohet edhe me qëndrimin e Komisionit Evropian se Shqipëria do të duhet të tregojë përparim shtesë në fushën e ligjdhënies zgjedhore dhe në gjyqësi para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Brukselit dhe Tiranës, kërkesë që e dërgoi Parlamenti gjerman në shtator të vitit të kaluar.
EUB vlerëson se vendimi për fillim të negociatave është veçanërisht i rëndësishëm sepse është sjellur në rrethana të jashtëzakonshme, kur BE-ja është e preokupuar se si të ballafaqohet me përhapjen e koronavirusit dhe me pasojat e pandemisë mbi ekonominë.
Analisti më i vjetër politik i Instituti “Shoqëri e hapur” në Bruksel dhe anëtar i BeEPAG, Sërgjan Cvijiq për EUB vlerëson se pandeMEDIAL e Kovid-19 ndoshta mund ta lehtësojë sjelljen e vendimit për fillim të negociatave.
Ai ngjashëm sikur edhe Biber, konsideron se fillimi i negociatave me vendin dhe me Shqipërinë do të ndikojë edhe mbi Serbinë dhe Malin e Zi.
Në lidhje me fillimin e negociatave, Cvijiq vlerëson se duke e marrë parasysh gjendjen e tërësishme në Evropë të lidhur me pandeminë rëndë është të parashikohet se kur do të mbahen konferencat e para ndërqeveritare, por pret se ajo për vendin mund të mbahet “diku në shtator ose tetor të këtij viti”.
EUB jep konkluzion se pavarësisht asaj kur do të mbahen konferencat e para ndërkombëtare, nuk mund të mohoet se vendimi për fillim të procesit negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është hapi më i rëndësishëm përpara në rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor viteve të fundit, edhe pse për atë si do të zhvillohet tempoja e procesit negociues të mëtutjeshëm mbetet të shihet madje pas përfundimit të pandemisë me Kovid-19./GazetaExpress/B.Lika/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...