MPB me vendim të ri për qytetarët me letërnjoftim të skaduar - Gazeta Express
string(60) "mpb-me-vendim-te-ri-per-qytetaret-me-leternjoftim-te-skaduar"

MPB me vendim të ri për qytetarët me letërnjoftim të skaduar

Gazeta Express

26/03/2020 14:47

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me anë të një vendimi ka vazhduar afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e vendit si dhe afatin e leje qëndrimit për shtetasit e huaj, raporton Gazeta Express.

Përmes një komunikate për media, MPB ka njoftuar se ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ka nënshkruar vendimin lidhur me afatin e vlefshmërisë.

Lexo Edhe:

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se Ud. ministri,  z. Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Vazhdohet afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e vendit si dhe afati i leje qëndrimit për shtetasit e huaj 

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se Ud. ministri,  z. Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.

Gjithashtu, i njëjti vendim vlen për shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrimin mirëpo iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë.

Ky vendim është i bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura, Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.