Vetizolohet mjeku në Klinë, dyshohet se kontaktoi me disa persona të infektuar - Gazeta Express
string(77) "vetizolohet-mjeku-ne-kline-dyshohet-se-kontaktoi-me-disa-persona-te-infektuar"

Vetizolohet mjeku në Klinë, dyshohet se kontaktoi me disa persona të infektuar

Gazeta Express

26/03/2020 9:45

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar se deri më tani në Klinë një person është i prekur me Kovid 19, ndërsa të gjithë personat tjerë që u janë marrë mostrat kanë rezultuar negativ. Por, sipas dyshimeve të policisë në Klinë mund të ketë edhe disa persona të infektuar.

Pas evidentimit të personit të parë me koronavirus, e gjithë Klina është futur në karantinë.

Lexo Edhe:

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme ka hasur në një mjek, i cili po punonte në klinikën e tij në mënyrë ilegale.

Tutje policia raporton se, pos që është mbyllur klinika, mjeku është vetizoluar me familje dhe punëtorë, pasi ka dyshime se ka pasur kontakt me persona të infektuar.

“Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit