Vjen reagimi i ish-kryeministrit Haradinaj, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti - Gazeta Express
string(73) "vjen-reagimi-i-ish-kryeministrit-haradinaj-pas-rrezimit-te-qeverise-kurti"

Vjen reagimi i ish-kryeministrit Haradinaj, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

Gazeta Express

25/03/2020 23:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vorimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh besimplotë se shpejt do të konstituohen institucionet e reja të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

Para pak minutash, Kuvendi i Kosovës, me 82 vota pro, e rrëzoi Qeverinë Kurti.