Barcelona ia ofron Interit pesë lojtarë në shkëmbim për Lautaron - Gazeta Express
string(64) "barcelona-ia-ofron-interit-pese-lojtare-ne-shkembim-per-lautaron"

Gazeta Express

25/03/2020 12:53

Barcelona ia ofron Interit pesë lojtarë në shkëmbim për Lautaron

Gazeta Express

25/03/2020 12:53

Barcelona është duke e bërë gati një ofertë për yllin e Interit, Lautaro Martinezin, gjatë afatit kalimtar të verës. Për t’i bindur zikaltrit t’ua shesin Martinezin, katalonasit ua kanë ofruar pesë lojtarë në shkëbim: Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo.

Lautaro Martinez është duke shkëlqyer për zikaltrit këtë sezon në Serie A, përderisa ka kontribuar edhe në garat e tjera. Ai i ka shënuar gjithsej 16 gola në të gjitha garat e këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Mediat e mëdha evropiane të sportit kanë raportuar se 22-vjeçari dëshiron t’i bashkohet klubit katalonas, pasi që dëshiron të luajë përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi edhe në nivelin e klubeve.

Martinez ka klauzolë për shkëputjen e kontratës me klubin prej 111 milionë eurosh. Kjo klauzolë është e vlefshme për të gjitha klubet jashtë Italisë, megjithatë Barcelona s’është e gatshme ta paguajë një shumë të tillë, për shkak se do të binte ndesh me rregullat financiare të UEFA-s.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se klubi i La Ligas do t’ia ofrojë Interin disa lojtarë të vet për ta zbritur çmimin për Martinezin. Barcelona dëshiron t’i përfshijë Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo në marrëveshje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement