Një numër i klubeve të Premierligës i kanë bashkuar forcat për t’u siguruar që Manchester City nuk do të lejohet të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Këtë lajm e raporton gazeta britanike DailyMail.
UEFA e dënoi Manchester Cityn për shkelje të rregullave të ndershmërisë financiare (Financial Fair Play – FFP) dhe për mosbashkëpunimin gjatë hetimeve, duke e suspenduar klubin për dy vjet nga garat evropiane dhe duke e gjobitur me 30 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Manchester City reagoi shpejt duke deklaruar se klubi është i pafajshëm dhe premtoi se ta dëshmojë që UEFA gaboi me vendimin e vet, përmes apelimit të atij vendimi në CAS.
CAS më vonë e konfirmoi se Manchester City e ka apeluar edhe zyrtarisht vendimin e UEFA-s, përmes një deklaratë të lëshuar në faqën zyrtare.
Manchester City shpresonte që i gjithë procesi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që dënimi i UEFA-s i ka shtuar dyshimet për të ardhmet e disa yjeve në klub. Megjithatë, shkaku i koronavirusit, seancat gjyqësore janë shtyrë dhe tani pjesëmarrja e Man Cityt në edicionin e ardhshme të garave evropiane po raportohet si një mundësi.
Por, klubet si Manchester Unitedi, Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea të gjitha i kanë shkruar një kompanie avokatësh për ta theksuar kundërshtimin e tyre ndaj mundësisë që City të garojë në Evropë dhe dënimet të pezullohen deri sa të merret një vendim përfundimtar.
Sheffield Unitedi është i vetmi klub në top 10 të tabelës aktuale të Premierligës që nuk ka bërë ankesë formale deri më tani. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...