Mosrespektimi i masave për parandalimin e koronavirusit ka bërë që kryetarë të komunave në Itali të bëjnë reagime të pazakonta në përpjekjet e tyre për të vetëdijesuar popullin që të mos dalin rrugëve.
Në një video-përmbledhje të disa prej reagimeve të kryetarëve të komunave në Itali shihet se ata përdorin ton të lartë e madje edhe kërcënojnë apo edhe kalojnë në fyerje.
Italia është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi. Deri tash, në këtë vend kanë vdekur gati 5500 qytetarë, ndërsa janë infektuar afër 60 mijë.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...