Smalling pranon t'i ulet paga për të mbetur në Romë - Gazeta Express
string(50) "smalling-pranon-ti-ulet-paga-per-te-mbetur-ne-rome"

Gazeta Express

23/03/2020 16:50

Smalling pranon t’i ulet paga për të mbetur në Romë

Gazeta Express

23/03/2020 16:50

Mbrojtësi anglez e ka rikthyer formën ideale në Itali dhe dëshiron të vazhdojë të luajë me “Giallorossi”, duke hequr dorë nga oferta e Arsenalit

Chris Smalling është i vendosur ta vazhdojë qëndrimin në Romë, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi anglez është i huazuar tek klubi nga Serie A për një vit nga Manchester United.

Mirëpo, “Sky Italia” shkruan se futbollisti nuk dëshiron të rikthehet më në “Old Trafford”.

“Giallorossi” e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të futbollistit për 35 milionë euro.

Smalling thuhet se është i gatshëm ta pranojë uljen e rrogës vetëm për të qëndruar në kryeqytetin italian.

Arsenali është po ashtu i interesuar për futbollistin, i cili megjithatë do ta preferonte vazhdimin e eksperiencës në Serie A. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement