Buffon: Rikthimi në Juventus, i natyrshëm - Gazeta Express
string(39) "buffon-rikthimi-ne-juventus-i-natyrshem"

Buffon: Rikthimi në Juventus, i natyrshëm

Gazeta Express

19/03/2020 15:00

Portieri italian e ka shpjeguar arsyen e rikthimit nga Paris Saint-Germaini tek “Bianconeri” vitin e kaluar

Gianluigi Buffon thotë se ishte një vendim natyral për të rikthimi në Juventus pas vetëm një viti të kaluar në Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Veterani i portës ishte larguar nga “Allianz Stadium” në verën e vitit 2018, ndërsa u rikthye aty pas vetëm një viti.

42 vjeçari i ka shpjeguar arsyet që e shtynë që të rikthehej në Serie A.

“Rikthimi në Juventus ishte natyral. Në fund të fundit, e kisha një vit të mrekullueshëm në Paris dhe mund të them se kisha nevojë për një ristartim të vetes”, deklaroi Buffon për televizionin zyrtar të klubit.

“Unë kisha gjithmonë kontakte me drejtuesit e Juves. Unë nuk e di se çka do të ndodhë vitin tjetër. Ishte e qartë se para dy vjetësh isha praktikisht i pensionuar, por më pas ndodhi ajo që ndodhi”, përfundoi ai.

Ish-përfaqësuesi italian i kishte zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet me PSG-në, duke e ndihmuar në shpalljen kampion të Francës.

Tash synon të jetë i suksesshëm edhe me Juventusin, mbi të gjitha në Evropë. /Gazeta Express/