Bajqinovci: Nuk shantazhohemi nga askush, VV’ja e gatshme për zgjedhje - Gazeta Express
string(67) "bajqinovci-nuk-shantazhohemi-nga-askush-vvja-e-gatshme-per-zgjedhje"

Bajqinovci: Nuk shantazhohemi nga askush, VV’ja e gatshme për zgjedhje

Gazeta Express

18/03/2020 19:16

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas tensionimit të raporteve në koalicionin qeverisës pas shkarkimi të ministrit të Brendshëm Agim Veliu, nga kryeministri Albin Kurti.

Bajqinovci tha se kur Veliu e ka pranuar postin e ministrit të Brendshëm e ka ditur se shef i tij do të jetë Albin Kurti.

Lexo Edhe:

“Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu. Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse. Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK “- tha Bajqinovci.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i nënshtrohet askujt dhe nuk shantazhohet nga askush.

“Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti nuk i nënshtrohet e as nuk shantazhohet prej askujt. Ne nuk dëshirojmë ta shohim vendin prapë në zgjedhje në këtë kohë, por nëse ndodh kjo, jemi të gatshëm dhe më superior se në zgjedhjet e kaluara “- shtoi ai.