Përgënjeshtrohet lajmi se Messi po tenton ta nxjerrë nga burgu Ronaldinhon - Gazeta Express
string(74) "pergenjeshtrohet-lajmi-se-messi-po-tenton-ta-nxjerre-nga-burgu-ronaldinhon"

Gazeta Express

14/03/2020 23:12

Përgënjeshtrohet lajmi se Messi po tenton ta nxjerrë nga burgu Ronaldinhon

Gazeta Express

14/03/2020 23:12

Përfaqësuesi i Lionel Messi ka përgënjeshtruar lajmet se klienti i tij është i gatshëm të shpenzojë miliona euro për ta nxjerrë Ronaldinhon nga burgu, lajm që ishte raportuar fillimisht sot nga mediumet britanike.

Ronaldinho dhe vëllai i tij dolën para gjykatës një javë më parë, nën akuzat se kishin përdorur pasaporte të rreme për t’u futur në kryeqytetin e Paraguait, Asuncion, të mërkurën, shkruan Gazeta Express.

Ronaldinho, bashkë me vëllanë e vet Roberto Assis, janë duke u mbajtur në burgun Quadrilateral. Në këtë burg mbahen politikanët e ndjekur për korrupsion dhe trafikuesit e drogës.

Ish-ylli i Barcelonës mund t’i kalojë deri në gjashtë muaj në burg, deri sa të përfundojë procesi gjyqësore ndaj tij dhe vëllait të tij.

Mediumi 90Min raportoi sot se Messi është duke planifikuar t’i ndihmojë ish-bashkëlojtarit të tij në Barcelonën në betejën ligjore, duke i punësuar katër avokatë për ta mbrojtur brazilianin në këtë padi. Katër avokatët thuhej se do t’i kushtojnë Messit rreth katër milionë dollarë.

Megjithatë, një lajm të tillë e ka përgënjeshtruar njëri ndër përfaqësuesit e Messit për gazetën spanjolle Sport.

 “Messi është shumë i mërzitur nga situata personale e Ronaldinhos, mirëpo në asnjë moment ai nuk ka bërë ndonjë lëvizje ekonomike apo gjyqësore për ta nxjerrë ish-futbollistin brazilian nga burgu”, ka thënë një përfaqësues i Messit për Sport.

“Ai nuk i futur avokatët e tij në punë për këtë rast dhe as nuk do t’i paguajë katër milionë euro për ta nxjerrë atë nga burgu”.

Dyshja Messi-Ronaldinho kanë mbajtur lidhje që afërt që kur Messi doli fillimisht nga akademia e Barcelona dhe luajti nën udhëzimet e Ronaldinhos në fillim. Goli i parë i shënuar nga Messi në karrierën si profesionist ishte asistuar nga Ronaldinho.

Në korrik të vitit 2019, Ronaldinhos iu konfiskuan pasaportat braziliane dhe spanjolle për shkak të mos pagimit të tatimeve dhe mos pagimit të gjobave për ndërtim të jashtëligjshëm në një vend të mbrojtur natyror në Brazil. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement