Klubi i Serie C, Vis Pesaro, ka njoftuar se njëri prej futbollistëve të vet është prekur nga sëmundja ngjitëse, koronavirus, pasi testi i tij ka rezultuar pozitiv.
Klubi nga kategoria e tretë e futbollit italian njoftoi përmes një komunikate se njëri prej anëtarëve të skuadrës së vet është diagnostikuar me koronavirus, edhe pse nuk ka pasur asnjë simptomë, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk është e qartë nëse klubi do ta izolojë tërë ekipin apo vetëm lojtarin e prekur me këtë sëmundje.
Serie C është pezulluar deri më 3 prill, për shkak të shpërthimit të koronavirusit i cili i ka infektuar 10 mijë persona në Itali deri tani.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 168 persona në Itali, duke e çuar totalin në 631.
Italia është vendi i goditur më së rëndi nga koronavirusi jashtë Kinës. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...