Leipzig e eliminon finalistin e vitit të kaluar në Champions, arrin në çerekfinale për herë të parë - Gazeta Express
string(96) "leipzig-e-eliminon-finalist-e-vitit-te-kaluar-ne-champions-arrin-ne-cerekfinale-per-here-te-pare"

Gazeta Express

10/03/2020 22:54

Leipzig e eliminon finalistin e vitit të kaluar në Champions, arrin në çerekfinale për herë të parë

Gazeta Express

10/03/2020 22:54

RB Leipzig e ka shkruar historinë e klubit duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë të martën, pasi e eliminoi finalistin e sezonit të kaluar, Tottenhamin, me rezultat të përgjithshëm 4:0 pas dy ndeshjeve.

Kapiteni Marcel Sabitzer me dy gola dhe Emil Forsbeg me një ia siguruan triumfin 3:0 Leipzigut në ndeshjen kthyese në Red Bull Arena, me ndeshjen e parë në Londër që kishte përfunduar në favor të gjermanëve 1:0, po ashtu, raporton Gazeta Express.

Leipzing, i themeluar në vitin 2009, do të luajë për herë të parë në çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Kjo është vetëm hera e dytë që Leipzig merr pjesën në Ligën e Kampionëve, pasi për herë të parë mori pjesë në sezonin 2017/18, kur përfundoi si nënkampion në Gjermani dhe u eliminua në fazën e grupeve të garës atë edicion.

Leipzig ishte dominues ndaj skuadrës së Jose Mourinhos, duke krijuar më shumë dhe duke qenë tejet vrastar para portës.

Sabitzer shënoi dy gola të hershëm në pjesën e parë, para se Emil Forsberg ta vuloste fitoren tre minuta para fundit, në prekjen e tij të parë të topit pas inkuadrimit në lojë në vend të Sabitzer.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement