Situatë alarmante edhe në Spanjë, nga xhiroja e ardhshme mbyllen stadiumet - Gazeta Express
string(73) "situate-alarmante-edhe-ne-spanje-nga-xhiroja-e-ardhshme-mbyllen-stadiumet"

Gazeta Express

09/03/2020 21:45

Situatë alarmante edhe në Spanjë, nga xhiroja e ardhshme mbyllen stadiumet

Gazeta Express

09/03/2020 21:45

Edhe Spanja është në panik për shkak të koronavirusit. Raportohet se do të mbyllen stadiumet, ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë

30 të vdekur dhe mbi 1200 raste pozitive sipas AS, koronavirusi ka goditur edhe Spanjën.

Ministri i Shëndetësisë të Spanjës, Salvador Illa, është paraqitur para mediave për të shpjeguar masat e reja të marra nga Qeveria dhe Komunitetet e ndryshme për të parandaluar përhapjen e Coronavirus.

Illa u pyet për shtyrjen apo pezullimin e mundshëm të ngjarjeve sportive, por nxiti shtypin dhe qytetarët që të jenë të durueshëm dhe të mos spekulojnë për masat që nuk janë marrë ende.

Sidoqoftë, mendohet të jenë pajtuar që ndeshjet të luhen prapa dyerve të mbyllura që xhiro e ardhshme e ligës, e cila fillon të premten me Real Madrid-Eibar.

Tani mbetet në duar të numrit një të La Ligës, Javier Tebas, sipas AS.

AS shkruan se Tebes do të vendosë në bazë të raportove nga Ministria e Shëndetësisë për t’i mbyllur stadiumet edhe në Spanjë.

Në Itali dhe Francë tashmë janë mbyllur stadiumet deri në prill. Serie A do të luhet pa tifozë të paktën deri me 3 prill, Ligue 1 deri me 15 prill. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement