Ramos: Rezultati është i drejtë, s’bëmë asgjë - Gazeta Express
string(42) "ramos-rezultati-eshte-i-drejte-sbeme-asgje"

Gazeta Express

08/03/2020 23:50

Ramos: Rezultati është i drejtë, s’bëmë asgjë

Gazeta Express

08/03/2020 23:50

Ramos e ka pranuar, Reali humbi sepse e meritoi të humbiste.

Betisi e ka mposhtur 2-1 Real Madridi, për t’ia humbur kreun e La Ligës. Tani Barcelona është liderë me 58 pikë.

Pas ndeshjes, Sergio Ramos, njeriu i cili është fajtori kryesor për dy golat e pësuar nga Real Betis, e pranoi se vendasit e merituan fitore.

“Duhet të jemi vetëkritik, rezultati është i drejtë, sot s’kemi bërë asgjë mirë. Duhet të shohim para dhe të punojmë për tu përmirësuar”, tha Ramos.

Pas kësaj disfate, Reali humbi edhe vendin e parë, tani ka 56 pikë, dy më pak se lideri i ri me 58, Barcelona. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement