Barça është liderë në La Liga pas xhiros së 27 me 2 pikë më shumë se Madridi
Një javë pasi humbi kreun, Barcelona sërish ka dalë në vend të parë, falë fitores së Real Betis kundër Real Madridit.
Betis ka dhuruar spektakël në “Benito Villamarin”, duke e mposhtur 2-1 Madridin e Zinedine Zidane.
Pas kësaj disfate, Reali humbi edhe vendin e parë, Barça tani është liderë.
Reali mbetet në kuotën e 56 pikëve, dy më pak se lideri i ri me 58 pikë, Barcelona. /Gazeta Express/