Fazliu me supergol ia siguron Dritës triumfin e madh ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(68) "fazliu-me-supergol-ia-siguron-drites-triumfin-e-madh-ndaj-prishtines"

Gazeta Express

08/03/2020 16:01

Fazliu me supergol ia siguron Dritës triumfin e madh ndaj Prishtinës

Gazeta Express

08/03/2020 16:01

Drita e ka mundur 2:1 Prishtinën në Gjilan, në një ndeshje derbi, duke e bërë një hap të rëndësishëm në luftë për titull në Ipko Superligë.

Kastriot Rexha dhe Astrit Fazliu i shënuan golat e fitores për Dritën kundër ish-skuadrës së tyre, në një derbi të zhvilluar në terren të vështirë pas reshjeve të rënduara të shiut të dielën në Stadiumin e Qytetit, raporton Gazeta Express.

Kjo fitore nënkupton se Drita tani ka 43 pikë, vetëm një më pak se lideri Ballkani, i cili megjithatë ndeshjen e kësaj jave e luan nesër kundër Flamurtarit.

Prishtina, ndërkohë, ka bërë një hap prapa në përpjekje për ta fituar titullin në ligë për herë të parë pas shtatë vjetëve, sepse tani ngel në pozitën e katërt me 41 pikë, tri më pak se lideri, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në një terren të rënduar nga reshjet e dendura të shiut, u pa një lojë e barabartë dhe me raste të krijuara nga të dy palët, me vendasit që kaluan në epërsi herët në ndeshje.

Rexha, i transferuar në Dritë nga Feronikeli në verë, u fut në zonë duke depërtuar në mesin e mbrojtësve të bardhekaltërve për ta mposhtur Visar Bekajt nga afërsia në minutën e 8-të.

Pas një periudhe të gjatë pa gola, Otto John e riktheu Prishitnën në lojë duke shënuar për 1:1 në minutën e 71-të, pasi goditja e tij me kokë përfundoi në rrjetën e portës së Gjilanit, duke i shpëtuar nga dora portierit Faton Maloku.

Por vetëm gjashtë minuta më vonë, Astrit Fazliu, një tjetër ish-lojtar i Prishtinës, realizoi supergol për Dritën, duke e kthyer epërsinë e gjilanasve.

A gjuajti me vollei nga distanca, duke mos i dhënë gjasa Bekajt ta mbrojë atë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Llapi e ka mposhtur 2:1 Gjilanin në Podujevë.

Renditja tabelore pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot.

Advertisement
Advertisement
Advertisement