Dy gola të shpejtë në derbin Drita - Prishtina - Gazeta Express
string(44) "dy-gola-te-shpejte-ne-derbin-drita-prishtina"

Gazeta Express

08/03/2020 15:42

Dy gola të shpejtë në derbin Drita – Prishtina

Gazeta Express

08/03/2020 15:42

Drita është duke e mundur Prishtinën me rezultat 2:1, në derbin e javës në Ipko Superligë, që është duke u zhvilluar momentalisht në Gjilan.

Otto John shënoi për 1:1 në minutën e 71-të, pasi goditja e tij me kokë përfundoi në rrjetën e portës së Gjilanit, duke i shpëtuar nga dora portierit Faton Maloku, raporton Gazeta Express.

Por vetëm gjashtë minuta më vonë, Astrit Fazliu, një tjetër ish-lojtar i Prishtinës, realizoi supergol për Dritën, duke e kthyer epërsinë e gjilanasve.

Siç qëndrojnë gjërat, Drita tani grumbullon 43 pikë, në vendin e dytë, një më pak se lideri Ballkani, i cili ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave, dhe dy më shumë se Prishtina.

Ndërkohë, në takimin tjetër të kësaj jave, që po zhvillohet momentalisht në Podujevë, Llapi është duke fituar 2:1 ndaj Gjilanit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement