Ka nisur pjesa e dytë në derbin e javës në Ipko Superligë mes Dritës dhe Prishtinës, me klubin nga kryeqyteti që do të kërkojë ta përmbysë rezultatin, në mënyrë që ta ruaj hapin në garë për titull këtë sezon.
Drita është duke fituar me rezultat minimal pas 45 minutave të parë.
Kastriot Rexha, ish-sulmuesi i Prishtinës, shënoi për t’i dhënë epërsinë 1:0 Dritës në minutën e 8-të në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Në një terren të rënduar nga reshjet e dendura të shiut, u pa një lojë e barabartë dhe me raste të krijuara nga të dy palët.
Rexha, i transferuar në Dritë nga Feronikeli në verë, u fut në zonë duke depërtuar në mesin e mbrojtësve të bardhekaltërve për ta mposhtur Visar Bekën nga afërsia.
Siç qëndrojnë gjërat, Drita tani grumbullon 43 pikë, në vendin e dytë, një më pak se lideri Ballkani, i cili ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave, dhe dy më shumë se Prishtina.
Ndërkohë, në takimin tjetër të kësaj jave që po zhvillohet sot, Llapi është duke fituar 2:0 ndaj Gjilanit në Podujevë.
Gjilani, me këtë rezultat, bie në pozitën e katërt me 41 pikë, ndërkohë që Llapi ngrihet në vendin e pestë me 34 pikë. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...