Drita dhe Prishtina do të ballafaqohen sot në një ndeshje të rëndësishëm për fatin e vet në luftë për titull në Ipko Superligë.
Drita e pret Prishtinën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, e vetëdijshme se një tjetër lëshim ndaj një tjetër pretendenti për titull do t’ia zbehte dukshëm shpresat për titull këtë sezon në ligën elitare kosovare, raporton Gazeta Express.
Skuadra gjilanase vjen nga humbja kundër liderit, Ballkanit, në ndeshjen e fundit, prandaj një humbje tjetër ndaj Prishtinës, e cila është kundërshtare tjetër e saj në garë për titull, do të nënkuptonte hap i madh prapa.
Edhe Prishtina, e cila megjithatë vjen nga një fitore ndaj Ferizajt në javën e fundit, nuk guxon të bëjë çfarëdo lëshimi, duke ditur se do të mundë të ngelte edhe më prapa në garë për titull.
Prishtina dhe Drita ndajnë pozitat 3 dhe 4 me nga 41 dhe 40 pikë përkatësisht, ndërkohë që lideri Ballkani prin me 44 pikë.
Në mes tyre qëndron, Gjilani, një skuadër tjetër që po bën mirë këtë sezon dhe është në luftë për titull, me 41 pikë, po ashtu.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave për takimin që nis në orën 14:00:
Drita:

Prishtina:

Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...