S’lejohen shtrëngimet e duarve, ja si u përshëndetën lojtarët e Liverpoolit dhe Bournemouth - Gazeta Express
string(89) "slejohen-shtrengimet-e-duarve-ja-si-u-pershendeten-lojtaret-e-liverpoolit-dhe-bournemouth"

Gazeta Express

07/03/2020 16:42

S’lejohen shtrëngimet e duarve, ja si u përshëndetën lojtarët e Liverpoolit dhe Bournemouth

Gazeta Express

07/03/2020 16:42

Lojtarët e Liverpoolit dhe ata të Bournemouthit s’patën të drejtë të përshëndeten me shtrëngime duarsh para ndeshjes së tyre të së shtunës në Premierligë, por lojtarët prapëseprapë u rreshtuan dhe kaluan përballë njëri-tjetrit. Kjo gjë u vlerësua si qesharake nga tifozët në rrjete sociale.

Rreziku i përhapjes së koronavirusit i ka detyruar autoritetet e futbollit të vendosin që shumë ndeshje të luhen pa praninë e tifozëve, veçanërisht në ndeshjet e zhvilluara në Itali. Përderisa kjo gjë s’ka ndodhur ende në Angli, Premierliga ka marrë masa të tjera, transmeton Gazeta Express.

Shtrëngimet e duarve mes lojtarëve para fillimit të ndeshjeve tani janë suspenduar përkohësisht. Megjithatë, në vend se ta merrnin menjëherë vendin e tyre në fushën e lojës, lojtarët e Liverpoolit ecën përballë atyre të Bournemouth. Disa lojtarë vetëm e tundën kokën në shenjë respekti, të tjerët s’mund t’u rezistonin të qeshurave.

Ky vendim i Premierligës është kritikuar në rrjete sociale, përkundër që tifozëve iu duk qesharake dhe e sikletshme momenti kur lojtarët e Liverpoolit i kalonin lojtarët e Bournemouth.

Tifozët argumentojnë se kjo masë është e pakuptimtë kur merret parasysh që futbollistët janë në kontakt me njëri-tjetrin vazhdimisht gjatë ndeshjes dhe ata u përshëndetën me përqafime e shtrëngime duarsh.

Liverpooli e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:1, duke arritur t’i kthehet ecurisë së fitores, pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit – kundër Atletico Madridit, Watfordit dhe Chelseat. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement