Cecelia s’i frikësohet rënies nga liga, as pas humbjes kundër Ferizajt - Gazeta Express
string(68) "cecelia-si-frikesohet-renies-nga-liga-as-pas-humbjes-kunder-ferizajt"

Gazeta Express

07/03/2020 16:14

Cecelia s’i frikësohet rënies nga liga, as pas humbjes kundër Ferizajt

Gazeta Express

07/03/2020 16:14

Ndihmëstrajneri i Trepçës ’89 Besart Cecelia, i cili e pati rolin e trajnerit sot shkaku i ndëshkimit për Shpëtim Idrizin, tha se nuk i frikësohet rënies nga liga, duke u shprehur i bindur se Trepça ’89 do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm në Ipko Superligë.

Xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës nisi me sfidën Ferizaj vs Trepçës ’89. Vendasit arritën të rrëmbejnë tri pikë, pasi e mundën 4-0 Trepçën ’89, raporton Gazeta Express.

Taulant Dajaku shënoi për 1-0 për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e shtatë nga penalltia, derisa realizoi edhe për 2-0 në pjesën e dytë, në minutën e 51-të.

Golin për 3-0 e realizoi Edon Sadriu në minutën e 66-të, kurse për sezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Hajderevic në minutën 87′.

Trepça ’89 luajti me një lojtar më pak për disa minuta, pasi në atë të 78’, Statovci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja.

Kjo disfatë bën që Trepça ’89 t’i afrohet zonës së ekipeve që do të bien nga liga në fund të fundit. Kjo pasi që mitrovicasit aktualisht radhiten në pozitën e tetë, me vetëm një pikë që i ndan nga zona e rrezikut.

 “Erdhëm më objektivin që së paku të mos e humbim ndeshjen, por kështu e ka futbolli. Në pjesën e parë ishim disi më bindës, ku i patëm disa raste. Por, sigurisht që prapë me një gabim të mbrojtjes, u akordua një penallti dhe pjesa e parë përfundoi 1:0”, tha ndihmëstrajneri Besart Cecelia në intervistën për Supersport, pas ndeshjes.

“Sigurisht që pjesën e dytë e filluam pak më mirë, kështu që tani duhet t’i shikojmë ndeshjet e radhës dhe kështu e ka futbolli. Unë mendoj se u vështirua [situata për mbijetesë], por ende ka lojë. Janë edhe 11 xhiro”.

“Ky ekip është solid dhe mund të arrijmë të dalim si fitues dhe të qëndrojmë në Superligë. Nuk besoj që Trepça do të jetë në rrezik për rënia nga Superliga. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement