Man City nis bisedimet për t’i blinduar De Bruynen dhe Sterlingun - Gazeta Express
string(64) "man-city-nis-bisedimet-per-ti-blinduar-de-bruynen-dhe-sterlingun"

Gazeta Express

07/03/2020 11:59

Man City nis bisedimet për t’i blinduar De Bruynen dhe Sterlingun

Gazeta Express

07/03/2020 11:59

City do të bëjë çmos për t’i mbajtur në ‘Etihad’ De Bruynen dhe Sterlingun.

Manchester City tashmë ka nisur punën për t’i mbajtur në klub dyshen shumë të rëndësihme, Raheem Sterling dhe Kevin De Bruyne, raporton Daily Mail.

Pas dënimit nga UEFA dhe suspendimit nga Champions League për dy vitet e ardhshme, është raportuar se shumë yje mund të largohen nga City.

Por,. Klubi ka nisur tashmë punën dhe objektivi i parë janë Sterling dhe De Bruyne me të cilët tashmë kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratave dhe përmirësimin edhe më shumë të kushteve ekonomike.

De Bruyne është pjesë e Man City që nga viti 2015.

Ai ka bërë   209 paraqitje deri më tani, ka shënuar 50 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

Kurse Sterling, që gjithashtu është transferuar te City në vitin 2015, ka bërë 229 paraqitje me klubin anglez, ka shënuar 89 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

Për De Bruyne raportohet se mund të përfundojë në Liverpool, derisa Sterlingu ka shprehur dëshirën për ta veshur fanellën e Real Madridit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement