Suarez e nis përgatitjet për t’u rikthyer në fushë, pas operimit - Gazeta Express
string(62) "suarez-e-nis-pergatitjet-per-tu-rikthyer-ne-fushe-pas-operimit"

Gazeta Express

05/03/2020 9:09

Suarez e nis përgatitjet për t’u rikthyer në fushë, pas operimit

Gazeta Express

05/03/2020 9:09

Luis Suarez i ka nisur përgatitjet për t’u kthyer në fushën e lojës për Barcelonën, pas operimit në gju.

Sulmuesi uruguaian e postoi një video në Instagram të mërkurën mbrëma, ku shihet duke vrapuar në palestër, transmeton Gazeta Express.

Në parim, Suarez pritet të mungojë deri në muajin maj, por ai duhet të rikthehet më herët duke parë që tashmë ia ka nisur procesit të riaftësimit në palestër.

Rikthimi i hershëm i tij do të ishte lajm fantastik për trajnerin e Barcelonës, Quique Setien, i cili ka mungesa të mëdha në sulm, me Ousmane Dembelen po ashtu të lënduar.

“Përqendrohu në të ardhmen”, shkroi Suarez në përshkrimin e videos së postuar në Instagram. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement